Site icon Telegrafi

FFK do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës të enjten, shkaku i masave ai do të mbahet online

Federata e futbollit të Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Punës të enjten.

Përmes një publikimi në faqen zyrtare, FFK ka njoftuar se do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës më 8 prill nga ora 17:00.

Për shkak të masave të vendosura nga institucionet shtetërore, FFK bën të ditur që ky kuvend do të mbahet online.

“Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00″.

“Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version