Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.
“Ky seminar si qëllim kishte rekapitullimin e ndërhyrjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve”.
“Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e FFK-së.
Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.
Sistemi VAR ka filluar të përdorët në Superligë nga edicioni aktual 2021/22. /Telegrafi/