Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Ferizajt për ndeshjen ndaj Lirisë në kuadër të barazhit.
Në këtë mbledhje është diskutuar ankesa e FC Ferizajt, për ta fituar me rezultat zyrtar duelin e barazhit ndaj Lirisë.
Ferizaj është ankuar në FFK, pasi ka pretenduar se Liria ka pasur futbollistë në fushë me kontrata që i kanë skaduar më 31 maj dhe jo më 30 qershor.
Gjithsesi ankesa e Ferizajt është refuzuar nga Komisioni i Garave në FFK.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Më poshtë komisioni ka treguar edhe arsyetimin, ndërsa mbetet të shihet nëse ferizajasit do të ankohen sërish në shkallen e dytë.
Vendimi dhe arsyetimi i FFK-së:
/Telegrafi/