Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dalë në mbrojtje bordit të Lirisë pas tendencës së Komunës së Prizrenit për të dërguar komisarë në bordin drejtues të klubit.
Kuvendi komunal i Prizrenit, si aksionari kryesor i ekipit, ka dashur të ndërmarrë masa ndaj klubit.
Në fakt, komuna ka propozuar që të formohet një komision financiar, e cila gjë ka bërë që të reagojnë zyrtarët e klubit duke kujtuar se kjo është një ndërhyrje politike.
Zyrtarët e Lirisë janë ankuar në FFK në lidhje me këtë tendencë, ndërsa shtëpia e futbollit e Kosovës i ka dalë në mbrojtje.
FFK i ka reaguar kuvendit komunal të Prizrenit duke ia kujtuar se Liria është e regjistruar si OJQ dhe i ka organet e veta nga bordi drejtues, kryesia dhe shtabi teknik.
Shtëpia e futbollit e Kosovës gjithashtu i ka kërkuar të mos bëjë ndërhyrje të dhunshme pasi kjo nuk do të lejohej nga FFK, Ministria e Sportit dhe çështja do të shkonte deri në UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/