Është publikuar orari i javës së 18-të në Ipko Superligën e futbollit në Kosovë.
Kësisoj stinori pranveror do të hapet zyrtarisht ditën e premte më datë 15 shkurt.
Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes KEK-ut dhe Llapit, që do të luhet në Kastriot.
Për ditën e shtunë me 16 shkurt janë në program të zhvillohen dy ndeshje, Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Trepça ’89.
Super derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit do të luhet ditën e diel, më 17 shkurt në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në qytetin e futbollit, duket se do të ketë festë për 11 vjetorin e pavarësisë por edhe për derbin më të madh në Kosovë.
Java e 18-të, do të përfundoj ditën e hënë ku dy rivalët për titull të kampionit, Prishtina dhe Feronikeli luajnë në udhëtim te Flamurtari respektivisht Liria. /Telegrafi/
E premte, 15 shkurt
13:30 KEK-u – Llapi
E shtunë, 16 shkurt
13:30 Ballkani – Drenica
13:30 Ferizaj – Trepça ‘89
E diel, 17 shkurt
13:30 Drita – Gjilani
E hënë, 18 shkurt
13:30 Flamurtari – Prishtina
13:30 Liria – Feronikeli