Site icon Telegrafi

FFK publikon fotografi nga stërvitja e sotme, shihet afërsia mes Zhegrovës dhe Kolollit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar fotografitë nga stërvitja e sotme (e shtunë) e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e rregullt në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Në shërbim të trajneri Bernard Challandes kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët gjatë daljes në fushën e gjelbër janë shoqëruar me duartrokitje të një grupi të fëmijëve, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur stërvitjen.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e zënkës mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit, lojtarët e tjerë u desh t’i ndajnë

Trajneri zviceran ka preferuar orët e mesditës për ta kryer stërvitjen e radhës, në të cilën futbollistët krahas punës në aspektin fizik dhe disa skemave të lojës, u fokusuan edhe në harkime nga krahët si dhe ushtruan gjuajtjet standarde.

Atmosfera në ekip dukej shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët e presin me entuziazëm mbrëmjen e së hënës me bindje se do të arrijnë fitoren e radhës, e cila do t’i mbajë Dardanët në garë për kualifikim në Euro 2020.

Ajo çfarë ra në sy nga fotografitë e publikuara të stërvitjes ishte afërsia mes dy futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli, të cilët dje (e premte) patën një keqkuptim mes vete.

Lexo po ashtu Zhegrova dhe Kololli kishin një zënkë, por tashmë ka ndryshuar situata mes dy lojtarëve të Kosovës

Afërsia e tyre tregon se dyshja e Kosovës kanë arritur paqen mes vete dhe keqkuptimi i tyre i përket të kaluarës.

Stërvitjen e fundit para ndeshjes, Kosova do ta zhvillojë të dielën në orën 18:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version