Në këtë Kuvend pos vlerësimit të punës gjatë edicionit 2010-2011 do të prezantohet edhe raporti financiar.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Kuvendin e punës duke i përmbushur kështu obligimet tona”, ka thënë zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Të drejtë pjesëmarrje do të kenë të gjithë delegatët të cilët do të përfaqësojnë rrethet dhe klubet tona.
Komiteti Ekzekutiv I FFK-së pas përfundimit të edicionit 2010-2011 ka vlerësuar të suksesshëm aktivitetet e saj dhe të klubeve në garat e përbashkëta të organizuara. /Telegrafi/