Site icon Telegrafi

FFK nuk ka rezervuar biletat për ndeshjen në Islandë, shumë tifozë mbesin pa bileta (Foto)

Kosova ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror do të udhëtoj për në Islandë.

Mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka kërkuar bileta nga Federata e Islandës për tifozët kosovarë.

Këtë e ka konfirmuar përmes e-mailit federata islandeze, duke thënë se FFK nuk ka kërkuar bileta për tifozët e vet dhe biletat tjera të gjitha janë shitur.

Mësohet se 30 tifozë nga Kosova që jetojnë në Skoci kanë bërë aranzhimet e biletave dhe hoteleve për këtë ndeshje që ta përkrahë përfaqësuesen.

“Ne rezervojmë biletat për ekipin vizitues vetëm atëherë kur na kërkohet. FFK nuk kërkoi ndonjë biletë për tifozë para afatit dhe për këtë arsye sektori i rezervuar (për mysafir) i është shitur tifozëve islandezë. Ne mund të kuptojmë plotësisht frustrimin tuaj, por nuk ka asgjë që mund të bëjmë, pasi biletat kanë dalë në shitje”, njofton Federata Islandeze e Futbollit.

Në këtë mënyrë, biletat që do të duhej të rezervoheshin për Dardanët do tu shitën islandezëve.

Islanda është në luftë për një pozitë për të kaluar në Kampionatin Botëror.

Exit mobile version