Telegrafi

FFK nuk e zbatoi vendimin për Dinamon e Ferizajt, vjen reagimi i KAS-it

Dinamo nga Ferizaj e kishte paditur FFK-në në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (GJAS) pasi ishte vendosur që ky klub të luante në Grupin A të Ligës së Parë, padi të cilët e kishin pranuar GJAS dhe e kishte aprovuar si të bazuar.

Por FFK nuk e ka përfillur këtë vendim, duke e vendosur Dinamon në grupin  A, ku edhe e kanë zhvilluar ndeshjen e parë kundër Vëllaznimit, që u mbyll 0-0.

Dinamo para se të fillonte kampionati e kishte publikuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS), ku e obligonte FFK-në që klubin ferizajas ta vendosë në Grupin B të Ligës së Parë.

Lexo po ashtu KAS-i pranon ankesën e Dinamos, klubi ferizajas do të luajë në Grupin B të Ligës së Parë

Lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës nga FFK-ja ka reaguar Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS). Gjykata për Arbitrazh Sportiv funksionon në kuadër të këtij Këshilli, i cili është organ i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Pas mbledhjes së mbajtur KAS-i ka lëshuar një komunikatë, duke thënë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i formës së prerë dhe aneksa ndaj këtyre vendimeve mund të bëhet vetëm në CAS të Lozanës.

“Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në mbledhjen e mbajtur më 22 gusht shqyrtoi rastin e moszbatimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj. Kjo situatë është e papranueshme, sepse KAS-i është organi më i lartë i gjyqësisë sportive në vend dhe ankesa/padia që hyn në kompetencë të KAS-it është mjeti i fundit jashtëzakonshëm juridik në vend”.

“Vendimet e KAS-it, respektivisht GJAS-it, janë të formës së prerë dhe ankesa kundër këtyre vendimeve mund te parashtrohet vetëm ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë”.

“Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i bën thirrje Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Vendimit të GJAS-it në lidhje me padinë e KF Dinamo nga Ferizaj kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëkohësisht të marr masa ndaj atyre që nuk e zbatuan vendimin e GJAS-it”, thuhet në komunikatë.

Komunikata është nënshkruar nga kryetari i KAS-it, Eroll Salihu.

Lexo po ashtu Liga e Parë: Rezultatet dhe renditja në Grupin A dhe B pas javës së parë

Dinamo kishte kërkuar të luante në grupin e njëjtë në të cilin luan edhe klubi  i Ferizajt. Liga e Parë e Kosovës organizohet në dy grupe. /Telegrafi/