Site icon Telegrafi

FFK nuk e lejon Prishtinën të luajë në fushën e saj, kampioni në fuqi nuk e pranon këtë vendim

Prishtina ishte paraparë që të kthehej në fushën e saj pas një muaj mungesë, pikërisht kundër Llapit në fundjavë, por FFK ka vendosur që kampioni në fuqi nuk do të mund të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Komisioni i garave i FFK-së, përmes një e-mailit e ka obliguar Prishtinën që si skuadër vendase t’i njoftojë se ku do të zhvillohet ndeshja me Llapin, pasi ajo nuk mund të luhet në “Fadil Vokrri”, që sipas tyre për shkak të mbingarkesës dhe kushteve aktuale atmosferike.

Komisioni i Garave i FFK-së, ka shkruar se në stadiumin “Fadil Vokrri” janë zhvilluar punë për mbi 40 ditë dhe me ndeshjet e fundit fusha është mbingarkuar.

Arsye tjetër është se me 12 prill do të zhvillohet një ndeshjes mes Kosovës A dhe Belgjikës në kuadër të kualifikimeve për femra.

FFK vetëm sot i ka shkruar Prishtinës për fushën

Por Prishtina ka reaguar menjëherë duke ia bërë me dije FFK-së se nuk kanë mundësi teknike dhe as financiare që të organizojë ndeshje jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i quan këto veprime si tallje, duke theksuar se kjo i ka shkaktuar klubit shumë humbje në aspektin sportiv dhe financiar.

Prishtina në e-mail e ka edhe kryetarin e Komunës, Përparim Rama, dhe drejtorit për kulturë, rini dhe sport të Prishtinës, Granit Rugova.

Përgjigja e Prishtinës për ndeshjen me Llapin

Madje Prishtina këtë ‘bllokim’ të stadiumit e lidhur edhe me votat për kryetar të FFK-së, që nuk i janë dhënë Agim Ademit.

Prishtina – Llapi është paraparë të zhvillohet të shtunën nga ora 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version