Përfaqësuesja e Kosovës U21, më 22 mars, në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Azerbajxhanit.
Kosova pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e pestë në Grupin 5, me shtatë pikë, aq sa ka edhe Izraeli në pozitën e katërt.
Ndërkohë, grupin e kryeson Kombëtarja e Gjermanisë me 12 pikë të grumbulluara.
Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje, të hënën, më 19 mars, në tri qytete: Në Prishtinë,në Mitrovicë dhe në Gjilan.
Çmimet e biletave janë 3 euro dhe 5 euro. Dyert e stadiumit në ditën e ndeshjes do të jenë të hapura nga ora 17:00. /Telegrafi/
Pikat e shitjes së biletave:
Prishtinë
Sheshi Nëna Terezë, me shtang
Malesia Reisen
Mitrovicë
Në qendër të qytetit me shtand dhe tek stadiumi
Gjilan
Rinori Travel