Telegrafi

FFK njofton, më 6 nëntor hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Shorti për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll do të hidhet më 6 nëntor ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Kampionati i Kosovës ka nisur para më shumë se dy muajsh se tani jemi në gjiron e 14-të.

Krahas kampionatit në Kosovë zhvillohet edhe Kupa e Kosovës, por e cila ende nuk ia ka nisur turit të parë.

Sipas njoftimit të FFK-s, shorti për Kupën do të hidhet me 6 nëntor nga ora 13:00 dhe aty do të marrin pjesë 32 skuadra.

FC Prishtina triumfoi në finale të Kupës ndaj Vëllaznimit në sezonin e fundit 

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Më 6 nëntor shorti për Digitalb Kupën e Kosovës

Të martën më 6 nëntor në orën 13:00 do të bëhet tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës.

Komisioni i garave ka marrë vendim që në short të përfshihen 32 skuadra nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë.

Për detajet tjera klubet do të njoftohen para tërheqjes së shortit nga anëtarët e Komisionit të Garave.

/Telegrafi/