Site icon Telegrafi

FFK me njoftim të rëndësishëm për blerësit e biletave për ndeshjen Kosovë-Bullgari

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për blerësit e biletave online për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Kosova është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Interesimi për këtë ndeshje ka qenë shumë i madh, ku biletat janë shitur për më pak se dy orë, teksa FFK ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për blerësit e tyre.

Lexo po ashtu FFK njofton tifozët rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, se duhet ta shtypin biletën në versionin bardhezi”.

“Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti e kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium”.

Interesim i madh edhe për ndeshjen me Bullgarinë nga ‘Dardanët’ (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndryshe, ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:45 të hënën mbrëma, ndërsa dyert pritet të hapen nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version