Telegrafi

FFK në pritje të vendimit të FIFA-s për Loret Sadikun, ende nuk ka asgjë zyrtare  

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për lojtarin e shumëpërfolur ditëve të fundit, Loret Sadikun.

FFK njofton opinionin se çështja e futbollistit Loret Sadiku, pjesë e skuadrës turke Kasimpasa, ende është në proces.

Sipas tyre ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do t’i lejohet paraqitja me Kosovën në të ardhmen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Loret Sadikut

FIFA deri më tash ka refuzuar ta lejojë Sadikun të luajë për Kosovën, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses.

Kjo humbje e mundësisë thuhet se ka ardhur kur Sadiku ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria.

Loret Sadiku

Megjithatë, futbollisti në fjalë në fakt nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe FFK këtu shpreson ta fitojë ‘betejën’.

Në rast se Sadiku fiton lejen për të luajtur atëherë Kosova do ta kishe një armë më shumë në repartin e mbrojtjes. /Telegrafi/