Site icon Telegrafi

FFK në kërkim të kundërshtarëve për shtator

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke punuar maksimalisht që t’i gjejë ndonjë kundërshtarë Përfaqësueses së Kosovës për muajin shtator. Një gjë të tillë e konfirmon edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Jemi në kërkim të kundërshtarëve për ndeshje miqësore të muajit shtator, por deri më tash s’ka asgjë të re”, theksoi Vokrri, duke mos dashur të përmendë se kush mund të jetë opsion.

Ndryshe, FFK tashmë ka aranzhuar dy miqësore për muajin tetor. Si fillim, të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjakit më 9 tetor sfidojnë Panamanë, kurse tri ditë më vonë Kanadanë. Të dy takimet luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /SportPlus/Telegrafi/  

Exit mobile version