Site icon Telegrafi

FFK ndan para për klubet e Superligës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pas marrëveshjes me Kompaninë Digit-Alb për transmetimin televiziv të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës, që është në shumën prej 110 mijë eurove, mori vendim që 50 për qind të mjeteve t’u ndahen në mënyrë lineare nga 5 mijë euro 12 skuadrave të Superligës, raporton Express.

Ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet: Për vendin e parë (kampioni) 30 mijë euro, vendi i dytë (nënkampioni) 10 mijë euro, vendi i tretë 6 mijë euro dhe vendi i katërt 4 mijë euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version