Edhe pse vetë lojtari Albert Bunjaku e ka pranuar se nuk ka ardhur në grumbullim shkaku që i ka mbetur hatri, FFK mundohet ta thotë të kundërtën.
Lojtari nuk është i kënaqur me minutat në Përfaqësuese dhe për këtë ka vendosur të mos udhëtojë.
Ai e ka pranuar që ka pasur një shqetësim të vogël, por që ka mundur të luajë.
Por FFK fillimisht kishin ‘harruar’ ta potenconin që ai mungon, vetëm pasi u zbulua lajmi ata lëshuan një komunikatë.
“Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FFK.
Kosovës do t’i mungojë në këtë ndeshje edhe Bersant Celina. /Telegrafi/