Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e vet të radhës, teksa tema e cila është diskutuar në këtë konferencë ka qenë çështja e futbollit të Kosovës.
Dy pikat kryesore që kanë qenë në këtë mbledhje janë, fillimi i stinorit pranveror të futbollit kosovar dhe shqyrtimi i kërkesave të klubeve të Ligës së Parë për të vazhduar me formatin e njëjtë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka marrë vendim që sezoni pranveror të filloj me 13 shkurt dhe të përfundoj me 30 maj 2021
Vendimet nga KE:
Në këtë mbledhje KE mori vendim që stinori pranveror të fillojë më 13 shkurt 2021 dhe të përfundojë më 30 maj 2021.
Duke shqyrtuar kërkesat e klubeve të Ligës së e Parë që të vazhdohet me formatin e njëjtë të garave edhe për një kampionat, KE mori vendim që të miratojë këtë kërkesë të klubeve gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit. /Telegrafi/