Site icon Telegrafi

FFK mban mbledhje, vendosin për të ardhmen e Albert Bunjakut

FFK në mbledhjen e mbajtur sot i ka dhënë besimin e plotë, Albert Bunjakut.

Federata e Futbollit e Kosovës, njofton se në mbledhjen e KE të FFK-së nën drejtimin e nënkryetarit Agim Ademi, diskutuan për shumë çështje me rëndësi në futbollin tonë.

Sipas FFK-së, përzgjedhësit i Kosovës, Albert Bunjakut, i jepet mbështetje e plotë.

“KE analizoi edhe ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, duke falënderuar Shtabin teknik për angazhim si dhe duke përgëzuar futbollistët për përkushtim për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kosovë – Islandë, ky është stadiumi ku do të luhet ndeshja

“KE i jep mbështetje të plotë Shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses”, thuhet nga FFK.

Exit mobile version