Telegrafi

FFK mban mbledhje me mjekët e klubeve të Superligës, shpjegohen masat që do të merren

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, kanë marrë vendim që klubeve të Superligës t’i lejohet rikthimi në stërvitje.

Sot mjekët e FFK-së kanë mbajtur një takim me stafet mjekësore të klubeve të Superligës, ku u janë shpjeguar edhe masat e protokollit higjeno-sanitar.

“Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë ka dalë me vendim për lejimin e stërvitjeve të klubeve të Ipko Superligës, por njëherësh ka kërkuar nga klubet respektim të përpiktë të masave mbrojtëse të institucioneve shëndetësore ndaj pandemisë Covid-10”.

“Për këtë arsye, përgjegjësi i ekipit mjekësor të FFK-së, dr. Murat Berisha, sot ka mbajtur takim me stafet mjekësore të klubeve të Ipko Superligës”.

“Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi dhe shpjegimi për stafet mjekësore me masat e protokollit higjieno-sanitar për stërvitje dhe ndeshje në mbrojtje nga virusi Covid-19”.

“Gjatë këtij takimi u bë edhe shpërndarja e mjeteve që do të shërbejnë si masë mbrojtëse nga virusi si dhe për dezinfektimin e hapësirave të stadiumeve ku zhvillohen stërvitjet dhe ndeshjet, mjete këto të cilat janë siguruar nga FFK-ja për të gjitha klubet e Ipko Superligës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Disa nga klubet vetëm kanë filluar të dalin në stërvitje, ndërsa kampionati pritet të fillojë në javën e parë të muajit qershor.  /Telegrafi/