Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Sot (e enjte) në FFK-së në praninë e anëtarëve të Komisionit të Garave, administratorit të Ipko Superligës, përfaqësuesit të Digitalbit si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, derisa në gjysmëfinale do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.
Para tërheqjes së shortit kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, duke u dëshiruar skuadrave fat ka bërë të ditur se ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt të vitit 2020.
Ata njoftuan gjithashtu se stinori pranveror në Ipko Superligë do të nisë më 15 shkurt, pra një javë pas zhvillimit të ndeshjeve të Kupës. /Telegrafi/