Komiteti ekzekutiv i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera pranoi lëshimet e drejtësisë në ndeshjet e Raiffeisen Superligës.
“KE konstatoi se tri javët e para të kampionatin kanë pasur një rrjedhë të kënaqshme, me gjithë incidentin e ndodhur në ndeshjen Prishtina –Trepça ’89 dhe lëshimet në ndarjen e drejtësisë”, thuhet ë informatën e FFK-së.
“Sa i përket incidentit në këtë ndeshje, FFK-ja, sidomos në hedhjen e gazit lotsjellës që deri me tash nuk dihet se nga kush është hedhur i kërkohet policisë së Kosovës, që të hetojë mirë rastin dhe të jap sqarime për këtë incident. KE konstaton se ka tendenca të huliganizmit në stadiumet e futbollit, prandaj kërkona ka të gjitha organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie”.
“Ndërkaq sa i përket lëshimeve në ndarjen e drejtësisë, KE ka përgëzuar reagimin e menjëhershëm të Komisionit të Gjyqtarëve i cili ndërmori masat adekuate duke e inkurajuar që të vazhdojë me një trend të tillë”.
“KE ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e dukurisë së fyerjeve dhe sharjeve në kor në stadiumet tona, duke pyetur se kujt i shërben një dukuri e tillë dhe për çfarë e bëjnë një gjë të tillë, me të cilën largojnë pjesën dërmuese të adhuruesve. FFK-ja dhe besohet se edhe klubet janë të interesuar që në shkallët e stadiumet te jenë të pranishëm adhurues të të gjitha moshave dhe gjinive. Ndaj, KE u bën thirrje, klubeve që të bashkëbisedojnë me adhuruesit e tyre sikur edhe një thirrje të veçantë për të gjitha grupet e tifozëve që të bëjnë anime korrekte dhe pa fyerje sepse vetëm kështu mund të ndihmojnë klubin e tyre dhe futbollin e Kosovës. Në këtë drejtim, FFK-ja do të ketë takim me zyrtarë policorë dhe vëzhgues ku do të bëhet fjalë për të gjetur mënyrat për parandalimin e kësaj dukurie”.
“KE u bën thirrje klubeve që të kryejnë punën e tyre ashtu si kërkohet dhe tu qëndrojnë besnik zotimeve që dhanë me kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtje sa më të mirë të kampionatit. KE i FFK-së dhe organet relevante janë të vendosura që të bëjnë gjithçka është e mundur që kampionati të ketë rrjedhë të mirë, duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura në pajtim me Aktet normative të FFK-së dhe pa pardon ndaj secilit që bie ndeshe më to”, thuhet në informatën e FFK-së. /Sporti1/Telegrafi/