Përveç këtij buxheti, dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj mori vendim që FFK-së t’i ndajë 50 mijë euro për organizimin e ndeshjes Kosova vs Haiti, njofton MKRS përmes një kumtese.
Për ndarjen e 25 mijë eurove sot është nënshkruar Memorandum mes MKRS-së dhe FFK-së, i cili parasheh edhe obligimet e së cilës palë dhe qëllimet për çka do të shpenzohen këto mjete.
Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FFK-në, kryetari Fadil Vokrri. /Koha/Telegrafi/