Mirëpo në FFK ende nuk e dinë se sa vota u duhen për t’u bërë anëtar të UEFA-s më 3 maj të këtij viti në Kongresin e rregullt, që do të mbahet në Budapest, shkruan kohaditore.
Çështjen e Kosovës në Kongres e ka deleguar muaj më parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, dhe më 3 maj do të ketë vetëm votim "për" ose "kundër", e jo edhe diskutim, gjë që shihet me sy të mirë nga FFK-ja.