Për shtetin 6 vjeçar kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare, me leje të FIFA-s. Andaj, vëmendja e mediave të huaja pritet të jetë e fokusuar me të madhe kah stadiumi ‘Adem Jashari’. Po ashtu, edhe FIFA pritet ta përcjell me vëmendje më të veçantë këtë takim.
Nëse gjithçka shkon konform rregullave të FIFA-s, atëherë kjo miqësore mund të shndërrohet në presion për shtëpinë e futbollit botëror për ta përshpejtuar procesin e pranimit të plotë të Kosovës. Por, nëse organizimi i takimit nuk bëhet siç duhet, atëherë FIFA mund të mos e merr fortë seriozisht me aspiratën e Kosovës, e cila pastaj mund të ketë probleme për të organizuar edhe miqësore tjera në të ardhmen.
Ndeshja ndaj Haitit do të jetë e para për Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila nuk është parë asnjëherë duke e organizuar një ndeshje ndërkombëtare shkaku i izolimit. Përkundër mungesës së përvojës, udhëheqësit e futbollit kosovar kanë vetëbesim të madh. Ata janë të bindur se do të dalin faqebardhë nga përballja me karakter ndërkombëtar. /Tribuna/Telegrafi/