Edhe pse ishte menduar se biletat për përballjen në mes të Anglisë dhe Kosovës të dilnin në shitje me 17 qershor, Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë të ditur se kanë pasur probleme teknike.
Kombëtarja angleze do të jetë nikoqir i Përfaqësueses sonë në përballjen që zhvillohet më 10 shtator në stadiumin ‘St. Mary’s’ të Southamptonit.
Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se biletat për këtë përballje do të dalin në shitje nesër (19 qershor).
Anglia dhe Kosova do ta zhvillojnë përballjen e parë në kuadër të Grupit A për kualifikimet në kuadër Kampionatit Evropian, Euro 2020.
Federata angleze më tej ka ofruar edhe linkun se ku mund të blihen biletat për përballjen në mes të ‘Tre Luanëve’ dhe ‘Dardanëve’.
Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës mund t’i blejnë biletat duke klikuar në këtë link. /Telegrafi/