Site icon Telegrafi

FFK-ja me sinonime, njeh dy Besa

Sipas kësaj të fundit, skuadrat që nuk vijnë nga e njëjta Komunë, mund të kenë emrin e njëjtë. Nëse i referohemi këtij arsyetimi të FFK-së, nga 36 Komuna sa gjithsej ka Kosova, në futbollin kosovar mund të shohim 36 Besa, pa kurrfarë prapashtese apo dallimi në emër, raporton Tribuna.

Momentalisht, futbolli ynë numëron dy Besa. Njëra vjen nga Peja ndërsa tjetra nga Irzniqi. Ajo e para garon në Superligë ndërsa kjo e dyta në Ligën e Dytë. Asnjëra prej tyre nuk ka kurrfarë prapashtese në emër, ndaj nëse eventualisht do të luanin në një kategori, telashet do të ishin të pashmangshme.

Këtë fakt të çuditshëm e arsyeton zyrtari i FFK-së, Adem Qollakaj. Në një prononcim për Arena, ai thotë që dy skuadra mund ta kenë të njëjtin emër, nëse nuk vijnë nga një Komunë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version