Pasi kohëve të fundit është komentuar shumë kjo dukuri e keqe në sportin tonë, më në fund Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të ndërmerr diçka që ta ndalojë këtë fenomen që po ia prish imazhin futbollit kosovar.
Krerët e shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, që prej edicionit të ardhshëm do të kenë edhe një Komision tjetër, është ai kundër kurdisjeve të ndeshjeve, i cili do të përbëhet nga njerëz profesionalist, të cilët do të hetojnë takimet e dyshuara. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. /Telegrafi/