Site icon Telegrafi

FFK-ja kundër huliganizmit dhe fyerjeve nëpër stadiume

Sipas shtëpisë së futbollit në vend tri javët e para të kampionatin kanë pasur një rrjedhë të kënaqshme, me gjithë incidentin e ndodhur në ndeshjen Prishtina –Trepça ’89 dhe lëshimet në ndarjen e drejtësisë.

FFK ka kërkuar nga organet e Policisë që ta gjej personin që ka hedhur gazin lotsjellës gjatë ndeshjes derbi Prishtina – Trepça ’89.

“KE konstaton se ka tendenca të huliganizmit në stadiumet e futbollit, prandaj kërkona ka të gjitha organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është shfaqur shqetësimi për shfaqjen e dukurisë së fyerjeve dhe sharjeve në kor në stadiumet.

“FFK-ja dhe besohet se edhe klubet janë të interesuar që në shkallët e stadiumet te jenë të pranishëm adhurues të të gjitha moshave dhe gjinive. Andaj, KE u bën thirrje, klubeve që të bashkëbisedojnë me adhuruesit e tyre sikur edhe një thirrje të veçantë për të gjitha grupet e tifozëve që të bëjnë anime korrekte dhe pa fyerje sepse vetëm kështu mund të ndihmojnë klubin e tyre dhe futbollin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë drejtim, FFK-ja ka paralajmëruar se do të ketë takim me zyrtarë policorë dhe vëzhgues ku do të bëhet fjalë për të gjetur mënyrat për parandalimin e kësaj dukurie.

“KE u bën thirrje klubeve që të kryejnë punën e tyre ashtu si kërkohet dhe tu qëndrojnë besnik zotimeve që dhanë me kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtje sa më të mirë të kampionatit”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

“KE i FFK-së dhe organet relevante janë të vendosura që të bëjnë gjithçka është e mundur që kampionati të ketë rrjedhë të mirë, duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura në pajtim me Aktet normative të FFK-së dhe pa pardon ndaj secilit që bie ndeshe më to”, përfundon njoftimi. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version