Sipas vendimit, ndeshja Istogu-Liria, regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk do të regjistrohet gjegjësisht pikët dhe golat e shënuar nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit.
Me këtë i bije që Vëllaznimi i Gjakovës është kampion i Ligës së Parë e jo Istogi.
Në arsyetimin e Komisarit thuhet:
Komisari i garave më rastin e regjistrimit të ndeshjeve të Javës së 30 të Ligës së Parë më datën 02.06.2014, ndeshjen Istogu-Liria, nuk e regjistroi dhe lidhur më rregullsinë e saj kërkoi Raporte plotësuese nga Vëzhguesi dhe Kontrollori i ndeshjes, por edhe nga Përfaqësuesit zyrtar të të dy Klubeve, deri më datën 09.06.2014. Meqë të njëjtit raportet e kërkuar i kanë prezantuar në Shërbimin administrativ të Federatës së futbollit të Kosovës Komisari lidhur më këtë ka marrë vendim lidhur më këtë Çështje.
Komisari nën procedurën e provave nuk mundi të gjejë mbështetje që ndeshjen e përmendur ta anuloi dhe të caktoi termin të ri për zhvillimin e saj, sepse nuk ka gjetur që ndonjë person i involvuar në këtë ndeshje i shtyrë nga motivet amorale ka bërë kurdisjen e rezultatit të ndeshjes, gjë të cilën mund ta bëjë vetëm organi kompetent më Vendim të plotfuqishëm e që është Gjykata kompetente.
Komisari pas analizoi në tërësi të gjitha shkresat në lëndë, por edhe nga incizimi televiziv i ndeshjes, gjeti se e njëjta tërë kohën ka qenë ndeshje e fortë dhe pa asnjë kalkulim nga njëra apo pala tjetër, ndërsa veprimet e individit Përfaqësuesit të KF “Liria” Bashkim Kajdomçaj, që ndodhën në përfundimin e ndeshjes në min.90+2 që zëshëm iu ka drejtuar lojtarëve të vetë, me fjalën “lëshojeni” dhe pas kësaj është shënuar goli. Komisari i garave vlerëson se ai e mori këtë veprim në kundërshtim më rregullat dhe Rregulloren e garave për çka ndaj tij ka iniciuar procedurë disiplinore.
Duke u nisur nga gjithë atë që u tha më lartë, por edhe mbështetur në dispozitat e Propozicioneve të garave të njëjtën ndeshje e regjistroi si në dispozitiv të këtij Vendimi. /Tribuna/Telegrafi/