Telegrafi

FFK-ja me dhurata të veçanta për drejtuesit islandez (Foto)

Kosova dhe Islanda do të takohen sonte në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Në mbrëmje presidenti i FFK-së Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë shtroi darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Islandës.

Lexo po ashtu Emocionuese: Futbollistëve të Kosovës koncertin klasik, TEB Banka ua kthen në befasi të paparë (Video)

Gjatë darkës biseduan për zhvillimin e futbollit të të dyja shteteve si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Në fund u shkëmbyen edhe dhurata nga të dyja palët si dhe për zyrtarët e ndeshjes. /Telegrafi/