Federata e Futbollit të Kosovës ka gëzuar gjyqtarët në futbollin kosovar.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, pas një mbledhje të mbajtur me gjyqtarët e vendit, ka analizuar rrjedhën e kampionatit të deritanishëm.
Ka qenë kryetari i FFK-së, Agim Ademi që u ka kumtuar lajmin gjyqtarëve se u është rritur meditja 100%.
Nga kjo javë gjyqtarët kryesor në elitën e futbollit kosovar do të paguhen 200 euro për ndeshje, ndërsa deri më tani ishin paguar 100.
Gjyqtarët anësorë do të paguhen nga 150 euro për ndeshje, ndërsa ai i katërti me 100 euro.
Ngritje ka pasur edhe për gjyqtarët e Ligës së Parë dhe ata të Ligës së Dytë.
Kështu gjyqtari kryesor në Ligën e Parë do të paguhet me 150 euro, ndërsa anësorët me 120.
Në Ligën e dytë të futbollit në Kosovë, gjyqtarët kryesorë do të paguhen 100 euro për ndeshje, e asistentët 80 euro. /Telegrafi/
Ngritja e meditjeve për gjyqtarët:
Ipko Superliga:
Gjyqtarë kryesorë: Nga 100 në 200 euro
Gjyqtarë asistentë: Nga 75 në 150 euro
Gjyqtarë i katërt: Nga 50 në 100 euro
Liga e Parë:
Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 150 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 120 euro
Liga e Dytë:
Gjyqtarët kryesorë: Nga 80 në 100 euro
Gjyqtarët asistentë: Nga 60 në 80 euro