Site icon Telegrafi

FFK – FSHF, marrëveshje për shkëmbim të gjyqtarëve

Federata e Futbollit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dy federatat e futbollit, e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.

Marrëveshja shkon në dobi të të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëvedhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e referimit në regjionet ku zhvillohen garat.

Kujtojmë që marrëveshje e njëjtë është arritur muaj më parë me Maltën në po të njëjtën fushë.

Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar që bashkëpunimin si me Shqipërinë dhe Maltën ta vazhdojë edhe me federatat e vendeve të tjera.

Exit mobile version