Site icon Telegrafi

FFK ende nuk e ka zyrtarizuar kundërshtarin për miqësoren e parë

Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Kosovës, ka deklaruar se ende asgjë nuk ka marr trajtën zyrtare zhvillimi i ndeshjes së parë miqësore të përfaqësueses.

FIFA në fillim të këtij viti ka lejuar të gjitha Federata e saj anëtar të zhvillojnë ndeshje miqësore me të gjitha klubet dhe përfaqësueset e Kosovës me modalitete të caktuara, si mos prezantimi me flamur e simbole shteti dhe me fusnotën.

“Kemi edhe dy ditë kohë, nuk kemi marr ende aprovimin e zhvillimit të ndeshjes nga kompania përgjegjëse dhe nuk mund të them më shumë. Jemi në pritje”, tha Salihu për Sporti1.

Por, ku ka ngecur puna realisht? “Janë disa çështje teknike që pritet të zgjedhen, si transporti e tjera, para se të zyrtarizojmë ndeshjen”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version