Ndeshja Kroaci – Kosovë, u ndërpre për shkak shiut të madh që ra në Zagreb.
Federata e futbollit të Kroacisë ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në ora 14:30.
Edhe FIFA e UEFA e kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe të gjitha mediat sportive në vend dhe në Kroaci.
Por ajo që do të duhej të njoftonte e para për orarin e ri të lojës është Federata e Futbollit të Kosovës.
Fatkeqësisht në FFK ende janë në gjumë dhe duket se nuk po e prishin ditën e diel të vikendit për tu mundur që t’i informojnë qytetarët për orarin e ri të ndeshjes.
Lajmi i fundit në faqen zyrtare të Federatës ‘ffk-kosova.com’ është se ndeshja u ndërpre mbrëmë. /Telegrafi/