Herolind Shala është bërë lider i Përfaqësueses së Kosovës në repartin e mesfushës.
Mesfushori nga Drenasi ishte ndër më të mirët ndaj Shqipërisë në fitoren e thellë të Kosovës 3-0.
Shala luajti me dorë të thyer rreth 45 minuta pasi dëshira e tij ishte ta ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës.
Anëtari i skuadrës daneze Lyngby është operuar në dorë dhe tani po qëndron për pushim në Kosovë.
Herolindi gjatë ditës së sotme ka pritur mysafirë në banesën e tij në Drenas nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri së bashku me Eroll Salihun, Bakir Burrin dhe mjekun e Përfaqësueses Murat Berishën e vizituan Shalën.
“Sot na nderuan përfaqësuesit nga Federata e Futbollit e Kosovës me një vizitë. Të pranishmit ishin Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, Eroll Salihu, sekretari i FFK-së, Bakir Burri-anëtar i komitetit ekzekutiv të FFK-së dhe Dr. Murat Berisha, mjeku i përfaqësueses se Kosovës. Shumë faleminderit për vizitën”, ka shkruar Shala. /Telegrafi/