Ja teksti i plot i lëshuar nga FFK:
“Pas disa lajmeve të emetuara në disa mediume të ndryshme në Kosovë, se kongresi i UEFA-s do të debatojë apo jo për futbollin e Kosovës, për hirë të informimit të drejt dhe sqarimit para opinionit të Kosovës, FFK-ja në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të FFK-së kryetari Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu njofton si në vijim:
Krerët e FFK-ja, sot janë duke marrë pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s dhe nesër do të marrin pjesë në kongresin e FIFA-s. Është tepër e rëndësishme pjesëmarrja e delegacionit të FFK-së në këto dy kongrese, që po ndodhë për herë të parë dhe shumë dobiprurëse për zhvillimet e mëtejme në futbollin e Kosovës rreth pranimit të FFK-së në UEFA. E bëjmë të qartë se në asnjërin Kongres nuk është paraparë të debatohet për Kosovën dhe se këto kongrese kanë agjendën e caktuar më herët, sikur që dihet qartë se për futbollin e Kosovës dhe pranimin në UEFA do të debatohet në kongresin e UEFA që do të mbahet më 3 maj në Budapestë. Lajmet e tilla sikur këto të ditës së sotme konsiderojmë se nuk i kontribuojnë arritjes së qëllimit të përbashkët, siç ka thënë edhe vet kryetari Vokrri në shumë pronocime. Ndaj, kërkojmë nga të gjithë korrektësi dhe bashkërisht t’i kontribuojmë qëllimeve dhe synimeve tona”.