Në takimin e mbajtur të Këshilli Ekzekutiv u theksua se në edicionin e sivjetmë të futbollit ka pasur rritje të theksuar të shikueshmërisë.
Në mbledhjen e KE-së u shqyrtua edhe aktiviteti i FFK-së në rrafshin ndërkombëtar duke ripërsëritur se si rezultat të takimeve me krerët e futbollit në botë në vitin 2016 FFK-ja pret të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.
FFK bën të ditur se përgatitjet për Kuvendin zgjedhor janë duke shkuar sipas akteve normative. Ky kuvend do të mbahet më 15 janar.
Në fund të kumtesës, FFK ka ngushëlluar UEFA-n dhe Gjeorgjinë me rastin e humbjes së zyrtarit të lartë David Petriashvilli, i cili konsiderohet mik i madh i Kosovës.