Fatmir Spahiu vazhdon të mbetet njëri prej aktorëve më të dashur për publikun.
Aktori nga Gjilani po ashtu është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.
Gjatë ditës së sotme (e enjte), i njëjti ka pranuar një fanellë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), më saktësisht nga kryetari i kësaj federate, Agim Ademi dhe sekretari, Eroll Salihu.
Siç shihet edhe në fotografitë e publikuara nga Fatmiri në rrjetin social, Facebook, aktori shqiptar pranoi një fanellë me nofkën e tij, Bufi.
“Kosova e para! Dresa erdhi! Faleminderit kryetar Agim Ademi”, ka shkruar krahas këtyre imazheve Spahiu.
Së fundmi, është përfolur edhe një rikthim i serialit hit “Kafeneja jonë”, aty ku famë të madhe gëzoi aktori Spahiu, gjë që bëri të jetë shumë i përfolur edhe në ditët e sotme. /Telegrafi/