Komisioni Disiplinor i ka shqiptuar dënimet për klubet e Superligës për javën që shkoi.
Për ndeshjen e ndërprerë dy herë mes Llapit dhe Lirisë, klubi vendas ka marr dënim prej dy ndeshjesh pa tifozë.
Ndeshja ishte ndërprerë një herë për shtatë minuta, pastaj edhe për 15 minuta.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me një mijë euro, pas sulmit dhe kërcnimit që i ka bërë gjyqtarit Genc Nuza.
Madje trajneri ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht gjyqtarin pas ndeshjes.
Edhe zyrtari i Llapit, Muhamet Rexhepi, është dënuar. Ai është dënuar me tre muaj moskryerje të detyrës zyrtare për shkak të sjelljeve jo sportive.
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, i cili u përjashtua nga loja në fillim të saj është dënuar me 300 euro. /Telegrafi/