Site icon Telegrafi

FFK druan se s’do të ketë klube për Evropë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është e sigurt se do të lejohet pjesëmarrja, por nuk është e sigurt nëse klubet do të jenë në gjendje të plotësojnë kushtet për gara në Evropë.

Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, është skeptik dhe druan se klubet nuk do të shfrytëzojnë mundësinë për gara në Evropë, shkruan kohaditore.

FFK-ja shpreson që në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 të pranohet në UEFA dhe FIFA dhe nga vera klubet të kenë të drejtë të marrin pjesë në gara, si në eliminatore për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Pesë kriteret bazë që duhet plotësuar, janë: infrastruktura; personeli administrativ, financat, aspekti ligjor dhe aspekti sportiv.
 

Exit mobile version