Site icon Telegrafi

FFK me dorë të hekurt, dënohen Leci e Shabani

Komisioni Disiplinor ka dënuar lojtarët e padisiplinuar të javës së fundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Ofendimi që Lirion Leci i bëri gjyqtarit Dardan Qaka i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të Dritës.

Numri 13 i bardh e kaltërve ka marrë dënim me tri ndeshje mos lojë nga komisioni i garave.

Kësisoj Leci do të mungojë në derbin lokal ndaj Gjilanit, ndërsa do të mungojë edhe ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës.

Me tri ndeshjes mos lojë është dënuar edhe mesfushori i Ballkanit, Egzon Shabani.

Shabani u ndëshkua me karton të kuq ndaj Trepçës ’89 pas goditjes me bërryl ndaj kundërshtarit. /Telegrafi/

V E N D I M E

JETON BISLIMI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 00001M71 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit disiplinor për largim nga pankina ( protestim ne vendime të gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; VI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin me fushë sintetik në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të larguar nga pankina Jeton Bislimi )

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragarfi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të futboillit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009467M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.09.2018 në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Egzon Shabani ) ;

DENOHET

Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3

LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të ID kartelës ; 000640M85 dhe licencuuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sharje dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Dardan Çaka ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Leci )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federats së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3

TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina (fyerje drejtuar asistentit pas shënimit të golit nga ekipi nikoqir ) në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – DRENICA e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet zyrtare nga ndeshja si dhe deklarata e kryetrajnerit të përjashtuar nga pankina Tahir Lushtaku );

DENOHET ;

Me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës ( hudhje e flakadanëve në fushë dhe ofendime në kor drejtuar kundërshtarit );në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE

Deri ne kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës ( ndezje e falakdanëve pas shënimit të golit , ku për një çast ndërpritet edhe takimi ) së javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – LLAPI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) I ;

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet raporti plotësues nga klubi futbollistik “ Liria “ nga Prizreni – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës ( fyerje dhe ofendime në kor drejtuar ekipit kundërshtar minutat 28 dhe 54 ) e javës së ; VI-të të IPKOSUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE;

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Flamurtari “ nga Prishtina – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndezje të flakadanëve nga ana e simpatizuesve të klubit; gjelbert-zi minutat 46 dhe 60 në ndeshjen e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE;

Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Feronikeli “ nga Drenasi – zyrtari klubit për atë ndeshje. Afati datë 01.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

Exit mobile version