Telegrafi

FFK dhe sponsori gjeneral BKT me risi në Superligë: Ermal Krasniqi merr çmimin ‘Ylli i Javës’

Foto: FFK

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin gjeneral të Superligës së Kosovës, Bankën Kombëtare Tregtare kanë sjell një risi.

Pas çdo jave të zhvilluar në BKTSuperligën e Kosovës, do të ndahet çmimi për lojtarin më të mirë.

Për t’ia bërë sefte këtij çmimi të rëndësishëm, është zgjedhur Ermal Krasniqi që me super golin e tij në fundjavën që shkoi, ia solli tre pikë Ballkanit në derbin ndaj Prishtinës.

Më mposhtë keni njoftimin e plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare, çdo javë do të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë javë “Ylli i javës” në BKTSuperligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi shefja e marketingut në BKT, Njomza Rozhaja. /Telegrafi/

Foto: FFK