Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbajnë takim të mërkurën me drejtuesit e klubeve të Superligës.
Në këtë takim do të flitet për metodat që do të merren për tu rikthyer futbolli, ku fillimisht pritet të nisin stërvitjet.
Telegrafi ka mësuar se ky takim do të mbahet të mërkurën, ndërsa aty do të flitet për masat që do të merren nga klubet.
Fillimisht FFK ka kërkuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, që t’iu lejohet klubeve që stërvitjet t’i fillojnë më herët, diku kah mesi i muajit maj.
Sipas masave të publikuara, aktivitet sportive pritet të rifillojnë në muajin qershor.
Superliga është ndaluar në mesin e muajit maj, ku janë mbyllur 22 xhiro dhe kanë mbetur edhe 11 për tu zhvilluar. /Telegrafi/