Site icon Telegrafi

FFK dhe DigitAlb vazhdojnë bashkëpunimin

“Pas një viti bashkëpunimi me Kompaninë shumë prestigjioze radio difuzive Digit-Alb, mund të konstatojmë se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një bashkëpunim të mirë të ndërsjellë, që ka qenë shumë dimensional, nga pikëpamja e pasqyrimit, nxitjes për një ngritje profesionale e cilësore të futbollit të Kosovës si forcim të bazës financiare të klubeve. Ndaj kjo ka bërë si dhe me pëlqimin edhe të klubeve të futbollit, të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për kampionatin e ri 2013/2014”, ka thënë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

Në anën tjetër, Jonader Bejo, përfaqësues për Kosovë i Digit-Alb, është shprehur i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Dua të falënderojë FFK-në dhe kryetarin Vokrri sikur edhe klubet e futbollit për bashkëpunim, por edhe për besimin që na është dhënë që të vazhdojmë misionin tonë në Kosovës edhe për një vit. Ky besim i rikonfirmuar na obligon edhe më shumë për pasqyrimin televiziv të të gjitha ndeshjeve me rëndësi edhe na kampionatin e ri”, tha Bejo.

Shuma e përgjithshme e kontraktuar është 110.000 euro. Nga kjo shumë 60.000 euro që është kësti i parë, do t’u ndahen klubeve në mënyrë lineare, transmeton Express.

Ndërsa pjesa prej 50 mijë eurove ndahet si në vijim: Për kampionin e Kosovës 2013/2014 jepen 30 mijë euro, nënkampionit apo vendit të dytë 10 mijë euro, ndërkaq vendi i tretë do të përfitojë 6 mijë euro e vendi i katërt 4 mijë euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version