Telegrafi

FFK denoncon në polici shitjen ilegale të fanellave të Përfaqësueses së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fanellat e Përfaqësueses.

Fanellat e Kosovës për ndeshjen me Anglinë kanë dalë në shitje në tregun e zi dhe kjo ka qenë arsyeja që ka reaguar organi më i lartë i futbollit në vend.

FFK ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Përfaqësueses.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “’RK’ Sport Shop””.

“FFK sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës”.

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

“Njëherësh FFK bënë me dije se fanellat origjinale të Kombëtares të interesuarit mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të kompanisë “Fourteen” në linkun: https://www.14fourteen.it/product/kosova/”

“Po ashtu, FFK është duke bërë punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Kombëtares, për çka opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/