Site icon Telegrafi

FFK dënon Papuqin me tri ndeshje moslojë

Stadiumi i Besës së Pejës

Kapiteni i Besës, Fisnik Papuqi ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë e ka dënuar me tri ndeshje moslojë mbrojtësin pejan.

Papuqi u dënua pasi mori karton të kuq ndaj Drenicës dhe protestoi ashpër në vendimin e gjyqtarit.

“Ndëshkim me karton të kuq (protestim jo tolerues në vendimin e gjyqtarit kryesor pas akordimit të penalltisë), në ndeshjen e xhiros së XXXI, dënohet me ndalesë loje prej tri ndeshjeve në të gjitha ndeshjet e organizuara nga FFK”, thuhet në njoftimin e federatës së futbollit të Kosovës.

Ky dënim Papuqit ia ka humbur edhe finalen e Kupës së Kosovës ku Besa do të përballet me Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version