Telegrafi

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Federata e futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se me datë 17 qershor do të nisë shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

FFK ka njoftuar të gjithë të interesuarit për shitjen e biletave për ndeshjen eliminatore të Kosovës në udhëtim te Anglia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës

Në njoftimin e tyre tregon se biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, do të dalin në shitje më 17 qershor.

Foto: FFK-Kosova

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.

Blerja e biletave mund të bëhet duke klikuar KËTU. /Telegrafi/