Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Kombëtares së Anglisë.
Dardanët janë nikoqir të Tre Luanëve në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Ky takim pritet me interesim të madh dhe entuziazëm nga gjithë spektri futbolldashës në Kosovës.
FFK tashmë ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro
/Telegrafi/