Site icon Telegrafi

FFK cakton orarin e dy ndeshjeve të mbetura të Dritës, takimi me Prishtinën do të vendoset më vonë

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka caktuar orarin për dy ndeshjet e mbetura të klubit gjilanas, Drita.

Drita ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese për garat evropiane duke humbur kështu ndeshjet e tri javëve të para në Superligën e Kosovës.

FFK shtyu ndeshjet e Dritës me Llapin në javën e parë, me Trepçën ’89 në javën e dytë dhe ndaj Prishtinës e vlefshme për javën e tretë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Dritës

Megjithatë, tani Komisioni i Garave ka konfirmuar se tashmë ka caktuar orarin për ndeshjet e dy javëve të para, ndërsa mbetet pezull orari për ndeshjen e javës së tretë.

“Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve të mbetura të Superligës. Kësisoj, ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, do të zhvillohet të shtunën (më 10 tetor), derisa ndeshja e javës së dytë Drita – Trepça’89, do të zhvillohet të mërkurën (më 14 tetor)”.

“Ndërkohë, për terminin e ndeshjes së mbetur të javës së 3-të, Prishtina – Drita, KG do të vendosë më vonë”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version